Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është paraqitur sot në SPAK.
Mësohet se Leli ka qëndruar brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme prej më shumë se 1 ore, ndërsa nuk dihet çështja për të cilën është pyetur apo thirrur.
Në dalje nga SPAK, ish-kryebashkiaku socialist është pyetur për arsyet e thirrjes në SPAK. Por shkurtimisht Leli u ka thënë gazetarëve se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, duke u larguar më pas.
Dritan Leli është paraqitur në SPAK edhe në vitin 2022, në kohën kur drejtonte Bashkinë e Vlorës. Asokohe u raportua se Leli ishte pyetur për një çështje tjetërsimi pronash, si person në dijeni.