Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, e cila ishte pjesë e bandës kriminale të Suel Çelës kërkon lirinë me pretendimin se ka probleme shëndetësore.
Fetahu, e cila ishtë me herët në “arrest shtëpie” për shkak të lidhjeve me një tjetër bandë në Elbasan, atë të vëllezërve Çopja, u arrestua në nëntor të vitit të kaluar për lidhje me bandën e Çelës, e akuzuar për korrupsion.
Nga përgjimet e zbardhura në media, Fetahu komunikonte personalisht me Sule Çelën duke treguar se kishin një marrëdhënie të ngushtë bashke.
Ndërkohë për verifikimin e pretendimeve të ish-magjistrates, Gjykata vendosi caktimin e dy ekspertëve të mjekësisë ligjore të cilët do të përcaktojnë nëse qëndrimi në qeli i rrezikon jetën dhe sjell komplikacione për ish-gjyqtaren. Në seancën e radhës, e cila u caktua më datë 10 shkurt, ekspertët do të japin konkluzionet e tyre.