Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.
Rrumbullaku ka qenë vetëm kur është futur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme këtë të enjte, ndëra nuk dha asnjë koment për gazetarët.
Deri tani nuk dihen arsyet se përse ai është thirrur nga prokurorët. Më herët në SPAK, u paraqit ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me tentativën për hakerimin e dosjeve të Prokurorisë së Posaçme.
Sipas SPAK, Ismaili po hetohet për: ‘Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ lidhur me sulmin kibernetik nga SPAK, më herët gjatë këtij viti.