Inceneratori i Fierit, GJKKO dënon me 10 vite burg ish-ministrin Lefter Koka

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 vite burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për aferën e inceneratorit të Fierit.

Ai do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar, ndaj me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, ndërkohë që GJKKO ka vendosur edhe bllokimin e kantinës së verës, ndërsa ka hequr sekuestrot nga pasuritë e tjera.

Koka është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me këtë aferë, pasi pagesat dhe ndërtimi i inceneratorit kanë filluar pasi ai ishte larguar si ministër. Gjithashtu ish-ministri thotë se nuk i është gjetur asnjë pasuri e pajustifikuar, teksa shtoi se do të kërkojë të drejtën e tij deri në fund.

Me 4 vite burg është dënuar ish-deputeti socialist Alqi Bllako, që i konvertohen në 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Pafajësinë e kanë fituar Arben Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj.

Dënimet e tjera:

Klodian Zoto – 8 vite burg

Erjon Murataj – 2 vite

Ndërkohë, do të lirohen nga qelia por do të jenë në shërbim prove: Arjola Kodra, Florjan Muçaj, Azem Shateri dhe Sabina Cenomeri, Gentian Zifla, Regan Merdani