INCENERATORËT/ Lorenc Vangjeli: Disa emra në dosjen e SPAK janë larguar nga Tirana, por kanë shumë para’

Analisti Lorenc Vangjeli foli në emisionin “Log” të gazetarit Endri Xhafo për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, i akuzuar për 3 vepra penale në aferën e ionceneratorëve.

Sipas Vangjelit, disa emra që janë në dosjen e SPAK janë larguar nga Tirana, por shumë prej tyre kanë shuma të mëdha parash. Përsa i përket deklaratës së Ramës për Ahmetajn, ai tha se kryeministri e lëshoi ish-ministrin për shkak se nuk e mbante dot.

Pjesë nga biseda në studio:

Çollaku: Ajo që më bën përshtypje është se theksohet se të tre praktikat, janë praktika me probleme që kanë sjellë dëme në buxhetin e shtetit. Prokuroria në lajmëron që po hetohet. Por nuk na thotë se kush janë të pandehurit, të hetuarit. Në miratimin pa koment të Ahmetajt për inceneratorin e Tiranës, prokuroria thekson se pavarësisht se është miratuar pa koment, Ahmetaj i ka bërë sugjerimet e tij Bashkisë së Tiranës çështjet financiare, për kursin e këmbimit, etj. Ajo çfarë është në këto 12 faqe, është ky paragraph i faqen 9, pikërisht raporti professional që ka kjo Prokurori me Bashkinë e Tiranës, për hetimin e Veliajt.

Këtu ka biznesmenë që SPAK i akuzon për shpërdorim detyre? Ata nuk janë funskionarë publikë. Pra nxitimi për t’i bërë një qokë dikujt, thonë merri me radhë të gjithë.

Vangjeli: Disa nga emrat e përmendur në dosje nuk janë më në Tiranë. Janë larguar sepse është vapë tani, është verë. Një pjesë e madhe e tyre kanë shumë para. Po e zgjedhoi në disa mënyra foljen lëshoi (për Ramën dhe Ahmetajn). Në fakt nuk mund të lëshosh një gjë që nuk e ke, një gjë që nuk e mban dot. Pra nëse Rama do të kishte mundësi, a nuk do ta mbante Ahmetajn? Zëvendësin e kryeministrit të tij. Kreu i SPAK tha se askush nuk më merr në telefon, nuk guxojnë ta marrin. Kemi ardhur në këtë ditë kur Rama lëshoi Ahmetajn se nuk e mbajti dot, ndërkohë që paraardhësi i tij nuk lëshonte as gardistin kur e kërkonte prokuroria.