Ilir Proda takim me Altin Dumanin: Të thellojmë bashkëpunimin mes SPAK dhe Policisë së Shtetit

Drejtori i policisë së Shtetit ilir Proda ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Proda dhe Dumani kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë së Shtetit.

“Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka njoftuar policia.

Takimi mes dy krerëve të institucioneve të sistemit të drejtësisë vjen një ditë pas arrestimit të ish presidentit Ilir Meta, aksion për të cilin u desh bashkëpunimi mes këtyre palëve.