Ilir Meta mbërrin në SPAK, nis marrja në pyetje si person në hetim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është dërguar në SPAK ku do të merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm si person në hetim, lidhur me disa vepra penale për të cilat ai akuzohet.

Ish-presidenti i vendit, i arrestuar më 21 tetor të vitit 2024, akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadha, e cila është lënë në masën “detyrim paraqitje”.

Meta në një reagim në rrjete sociale ka thënë se është i gatshëm për tu marrë në pyetje dhe po ashtu tu përgjigjet interesit të gazetarëve.

Kujtojmë se Ilir Meta u arrestua mesditën e 21 tetorit të vitit të kaluar teksa ai po kthehej në Tiranë.