“Ikëm nga shtëpia dhe nuk kishim para për të paguar hotelin, ndaj pranuam”, detaje nga shfrytëzimi i të miturave për prostitucion në Fushë Krujë

Detaje të reja mësohen nga arrestimi i tre personave në Fushë Krujë, të cilët shfrytëzonin tre të mitura për prostitucion.

Vajzat 15,16 dhe 17 vjeç kanë deklaruar para policisë se ishin larguar nga shtëpia me dëshirën e tyre, por nuk kishin para për të qëndruar në hotel.

Në pamundësi për të paguar hotelin ku qëndronin kanë deklaruar ato, janë ofruar për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Me djemtë e arrestuar që i shfrytëzonin, ato kanë deklaruar se kishin miqësi.

Tre personat e arrestuar, Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu, fillimisht nuk kanë pranuar para hetuesve se i kanë shfrytëzuar për prostitucion, por janë përballur me fakte, biseda dhe video të vajzave që janë gjetur në celularët e tyre.

Vajzat e mitura edhe më herët ishin larguar nga banesat e tyre, ndërsa dy prej tyre janë motra.

Familjarët e 3 të miturave kanë bërë denoncim për largimin e tyre që në muajin shtator, por nuk janë lokalizuar pasi kanë qëndruar në venddodhje të ndryshme në Fushë Krujë dhe Durrës.