I tërheqin vëmendjen disa djem që duartrokasin teksa flet për 21 janarin, Rama: Çuna përqendrohuni te teksti dhe jo te zhurma e duartrokitjeve

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë, në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek hetimet për 21 janarin, duke e cilësuar si një krim shtetëror për të cilin duhet të përgjigjen, jo vetëm ata që tërhoqën këmzën, por në radhë të parë ata që urdhëruan hapjen e zjarrit.

Kreu i qeverisë tha se drejtësia mund të vonojë dhe pak, por në fund nuk ka për të munguar. Teksa fliste për sistemin e drejtësisë, Kryeministri është ndërprerë nga disa djem në fund të sallës, që sipas tij, fillojnë të duartrokasin dhe nuk ndalojnë më.


“Ore janë nja dy djem atje që fillojnë të duartrokasin dhe nuk ndalojnë më, kam përshtypjen që nuk dëgjojnë çfarë them, por vetëm duartrokitjen, e duartrokasin dhe nuk ndalojnë. Çuna përqendrohuni te teksti dhe jo te zhurma e duartrokitjeve.” – iu drejtua Rama të rinjve.