Një 12 vjeçar në Tiranë është bullizuar dhe dhunuar barbarisht nga një grup adoleshentësh të moshës 16 vjeçare.
Dhuna ka ndodhur në mënyrë të përsëritur kur i mituri sapo mbaronte mësimin. Prindërit e tij kanë dalë sot në një intervistë në emisionin “Me zemër të hapur” ndërsa thonë se nga puna e policisë janë të kënaqur por prokuroria nuk ka bërë punën e saj.
Kjo pasi pavarësisht denoncimit, prokuroria ka thënë se dhunuesit janë nën moshë dhe nuk mbanin dot përgjegjësi.
Ngjarja merr përmasa edhe më shqetësuese pasi minoreni minoreni ka patur edhe probleme shëndetësore të shkaktuara nga dhuna barbare.
I ati i 12 vjeçarit ka deklaruar gjithashtu se rasti është zbuluar pasi e bija kishte parë të vëllanë në Tik Tok duke u rrahur nga 6-7 djem të tjerë.
“Djali që kur u rrah në mënyrë barbare nga 5-6 vetë, nuk është në gjendje të mirë. Ky grup e ka rrahur besoj më shumë se njëherë. Djali nuk tregonte, sepse e kërcënonin. Më përpara se të ndodhte ngjarja, djali ka thyer këmbën në orën e fiskulturës. Këta djem pretendojnë se i ka sharë. Arsyeja e vërtetë ka qenë se ata djem kërkonin lekë nga 10 mijë lekë për secilin, ku do i gjenim ne këta lekë. Ne kemi gjetur mesazhe të tilla. Ata djem janë problematikë në lagje e në shkollë. Jam e zhgënjyer nga Prokuroria. Unë jetën e djalit tim nuk e kam të sigurt, sepse ata djem çdo pasdite vijnë si grup. Policia ka vepruar mirë, jam e zhgënjyer nga Prokuroria. Drejtoresha dhe zv drejtoresha na janë gjendur pranë, sepse kemi pësuar traumë. Asnjë prind i dhunuesve nuk ishte në mbledhje, edhe pse u kërkua. Kërcënimet kanë vazhduar nëpërmjet mesazheve te celulari i djalit.”, ka thënë nëna e djalit.
Ne e mësuam ngjarjen vonë. Djali erdhi në shtëpi i enjtur, ishte me shenja gjithandej dhe ishte mbyllur në tualet. Na e tregoi vajza. Kur i thamë se çfarë ke, djali edhe nuk tregoi. Vajza i gjeti video në Tik Tok, ku shihej se rrihej në mënyrë barbare. Ne bëmë denoncim dhe pritëm sa pritëm dhe çështja është pushuar. Janë 6-7 djem që e rrahin djalin. Njëri nga dhunuesit është mbi 18 vjeç. Ai e ka grushtuar më shumë. Aty ka pasur edhe sende të forta. Shumica e atyre djemve janë në shkollë, janë më të rritur, janë në klasa të larta.“, është shprehur babai.