I dënuar nga Apeli me 1 vit burg, arrestohet Ervin Salianji, akuza qeverisë: Dënim politik i kryeministrit dhe ish-hetuesit të komunizmit

Pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit për dosjen “Babale”, deputeti Ervin Salianji është dorëzuar në polici, ku është arrestuar dhe do të dërgohet për të vuajtur dënimin në një nga burgjet e sigurisë të zakonshme në vendin tonë.

Ai ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ish-ministrin Xhafaj se kanë dhënë urdhër për dënimin politik të tij, pasi denoncoi vëllanë e ish-ministrit se jetonte i qetë në Shqipëri në një kohë kur kërkohej nga Italia pasi ishte dënuar me 4 vite burg.

Lexo edhe: Gjykata e Apelit dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, deputeti: Vendimi u dha nga kunata e Belinda Ballukut

Denoncimi i tij detyroi Agron Xhafajn, vëllanë e Fatmir Xhafajt që të dorëzohej te autoritetet italiane, por edhe kjo ndodhi në kundërshtim me ligjin, pais ai u dorëzua vetë kur duhej të ekstradohej nga autoritetet shqiptare.

Më pas, Salianji publikoi edhe një audio-përgjim ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm  bisedonte për një dërgesë kanabisi drejt Italisë. Por, denoncimi mori rrjedhë tjetër dëshmitari Fredi Alizoti ndryshoi dëshminë duke deklaruar se kishte aktruar duke imituar zërin e Agron Xhafajt.

Lexo edhe: “Agjitacion dhe propagandë”, drejtësia e re e Fatmir Xhafajt! Dënimi politik i Ervin Salianjit, denoncimi i tij burgosi vëllanë e ish-ministrit

Këtu nis një tjetër histori, ku Agron apo Geron Xhafaj denoncon për kallëzim të rremë Ervin Salianjin, ndërkohë që edhe pse i mohonte akuzat për përfshirje në trafik droge, shkon të dorëzohet te autoritetet italiane.

Gjykata e shkallës së Parë e merr seriozisht denoncimin e Agron Xhafës dhe dënon me 1 vit burg Salianjin, duke vërtetuar sipas saj se audio-pergjimi ka qenë montazh. Të njëjtin vendim la në fuqi edhe Apeli, që me vendimin e formës së prerë i heq 1 vit liri deputetit opozitar. Vendimi u shpall nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Iliba Bezati dhe Genti Shala.

Lexo edhe: Nga problemet me figurën te mungesa e justifikimit të pasurisë, kush ishin tre gjyqtarët që dënuan Salianjin me 1 vit burg?

Lexo edhe: “Në luftë ka dhe sakrifica”, Ervin Salianji reagon pas dënimit me burg dhe i përgjigjet Ramës: Pis nuk më bëjnë dot të pistët