HAMSHORËT E RILINDJES/ Nga “BREKËT E SHUKRIUT” te “GOJORJA E GJICIT”, si u kthyen zyrat e shtetit në BORDELLO

Zyrat e shtetit shqiptar, këto godina që çfarë nuk kanë parë të ndodhë brenda tyre! Nga korrupsioni, te shfryrja e epshit të hamshorëve që shfrytëzojnë postet për të përfituar marrëdhënie seksuale.

Shum herë mund të kenë ndodhur, por të paktën 2 herë janë publikuar që t’i shohin edhe qytetarët se çfarë bëjnë këta njerëz të frustruar seksualisht. Në të dyja rastet kanë qenë kryebashkaikë dhe për ironi të fatit, të dy socialistë.

Historia hapet me Shukri Xhelilin, ish-kryebashkiakun e Dibrës, i cili shfaqej në një video duke i kërkuar favore seksuale një vajze 20 vjeçare për t’i rritur rrogën. I papërmbajtur dukej Shukriu në atë video, që tentonte edhe me forcë të detyronte vajzën t’i bindej, duke u zhveshur dhe duke nxjerrë në pah diçka që do të mbetet në mendjen e shqiptarëve për shumë kohë, brekët e grisura.

Tashmë, emri Shukri të sjell ndërmend vetëm brekët e grisura, me historinë që duket se do ta ndjekë ish-kryebashkiakun deri në fund të jetës, në mos do të bëhet “i përjetshëm” për shkak të tyre.

Por një tjetër skandal u publikua sot, këtë herë personazhi kryesor ishte Safet Gjici, kryebashkiaku i Kukësit, i cili këtë herë ishte vendosur në rolin e një aktori të videove porno. Në videon e publikuar shihej një vajzë e ulur në karrigen e Gjicit që i bën seks oral kryebashkiakut të Kukësit, ndërsa ky i fundit duket që mbetet shumë i kënaqur. Gjici pritet që të shkarkohet nga detyra dhe tashmë favoret seksuale do t’i duhet t’i marrë në shtëpi apo ndonjë dhomë hoteli.

Këto janë dy raste të publikuara në media, por nuk dihet sesa Shukri apo Safetë ka në zyrat e institucioneve shqiptare, që shpeshherë kthehen edhe në bordello për të plotësuar qejfin e zyrtarëve socialist.