Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama shtroi një iftar në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në pamje të parë, ky është një gjest që mund të duket si respekt për besimtarët myslimanë dhe për traditën e këtij muaji të shenjtë.
Por kur sheh listën e të ftuarve dhe atmosferën që e rrethonte këtë darkë, lind një pyetje e thjeshtë: për kë ishte vërtet ky iftar?
Në vend që tavolina të mbushej me besimtarë që agjërojnë, me njerëz të thjeshtë, me të varfër apo me ata që vërtet e jetojnë frymën e Ramazanit, ajo u mbush kryesisht me artistë, figura publike dhe VIP-a.
Një mbledhje që i ngjante më shumë një parade VIP-ash sesa një momenti përulësie dhe solidariteti, siç e kërkon tradita e këtij muaji.
Por, në mësimet islame, iftari nuk është thjesht një darkë, por një akt solidariteti dhe ndarjeje me të tjerët, sidomos me ata që kanë më pak. Pikërisht për këtë arsye, ekziston një hadith shumë domethënës i Profetit Muhamed:
“Ushqimi më i keq është ushqimi i një gostie ku ftohen të pasurit dhe lihen jashtë të varfrit.”
Ky mesazh është i qartë dhe i drejtpërdrejtë: Ramazani nuk është për spektakël, por për përulësi dhe barazi.Tavolina e iftarit nuk është vend për të ekspozuar statusin, pasurinë dhe luksin, por për të ulur pranë njëri-tjetrit njerëz të ndryshëm, sidomos ata që zakonisht mbeten në harresë.
Por në Shqipërinë e sotme, duket se edhe iftari po përdoret nga politika për propagandë dhe fasadë. Disa fotografi më shumë për rrjetet sociale, një event publik ku drita bie mbi VIP-at dhe jo mbi ata që realisht kanë nevojë për ndihmë dhe solidaritet.
Në një vend ku mijëra familje mezi përballojnë jetesën dhe ku shumë besimtarë e hapin iftarin me pak bukë, një darkë luksoze mes elitave është një simbolikë që flet shumë.
Sepse në fund, pyetja nuk është nëse kryeministri ka të drejtë të shtrojë një iftar