Çështja Beleri po komplikon rëndë marrëdhëniet shqiptaro-greke. Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis ka folir pa doreza në televizionin publik ERT, duke thënë se Shqipëria po “qëllonte veten në këmbë” me mbajtjen në burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Gerpetritis se dështimi për të liruar Belerin mund të shkaktojë thyerje të marrëdhënieve midis vendeve.
Ai shtoi se se kishte kontaktuar zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe se afrimi i Shqipërisë është ngadalësuar nga një sërë çështjesh, “duke përfshirë korrupsionin e shfrenuar” në Shqipëri.
Pa doreza, ministri grek tha se Greqia mund të vërë veton ndaj Shqipërisë për t’u bashkuar me BE nëse nuk ka zhvillim pozitiv në çështjen Beleri. Çështja e vetos është përdorur si një kërcënim i fshehtë i Greqisë me qëllim të lirojë Belerin dhe për ta lënë të marrë detyrën, shkruajnë mediat helene.
Gerapetritis tha se ai personalisht e kishte bërë të qartë se pranimi i Shqipërisë nuk mund të përparojë kur ka një shpërfillje të tillë për shtetin e së drejtës, prezumimin e pafajësisë dhe respektimin e të drejtave civile.
Ministri raportoi dy “biseda të vështira telefonike” me homologen e tij shqiptare por pa rezultat dhe tha se kjo e bëri atë t’u dërgonte një letër shefave të tjerë të jashtëm të BE-së për atë që kishte bërë Shqipëria.