Goditet rrjeti i trafikut të drogës me kamionë nga Shqipëria, 13 të arrestuar në Itali, hetimet nisën pas një sulmi me armë në 2020-ën

Një rrjet trafiku droge nga Shqipëria drejt Italisë është goditur nga policia e shtetit fqinj teksa hetimet kishin nisur para 4 vitesh.

Mësohet se ky grup ka trafikuar sasi të mëdha droge, që transportohej me kamionë nga vendi ynë drejt Italisë.

80 forca policore, nga komanda Latina dhe Catania morën pjese në operacionin e finalizuar mëngjesin e sotëm ndërsa 13 persona janë arrestuar për veprimtarinë kriminale.

Hetimet për trafikun e dorgës nisën pas një sulmi me armë, i kryer nga rivalët e tyre, në tetor 2020, ku nuk pati të lënduar ngjarja kaloi në heshtje. Karabinierët e komandës Latina, megjithatë, kuptuan se një luftë po zhvillohej për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në zonën e Pontines, duke përgjuar gjithashtu disa dërgesa droge që mbërrinin në Fondi.

Gjatë këtyre viteve të hetimeve, ushtria ka sekuestruar edhe armë. Ndërkohë nuk dihet sasia e saktë e drogës që është trafikuar këto vite.