Një operacion i autoriteteve italiane me SPAK ka çuar në shkatërrimin me një grupi kriminal italo-shqiptare, që drejtonte një rrjet restorantesh në vendin fqinj.
Mediat italiane shkruajnë se grupi kriminal drejtohej nga shqiptari Eluert Kamami dhe ish-portieri i Fiorentinës, Alessandro Bigi.
Sipas tyre tetë restorantet në qendër të Firences që u përdornin për pastrim parash u konstatuan pas një hetimi. Përmes pastrimit të parave grupi riinvestonte në blerjen e ambienteve të tjera.
Hetuesit besojnë se grupi ka arritur të blejë 31 restorante nga viti 2012 e deri më sot, shumica në qendër të Firences, dy hotele, biznese të makinave me qira dhe prodhimit të birrës për rreth 13 milionë e gjysmë euro.
Ischia Calcio dhe restorantet Il Cavallino në Piazza dellaSignoria konsideroheshin si një lloj baze ku rridhnin paratë e pista.
Restorantet Trattoria Giovanni, La Bisteça Osteria Fiorentina, Ponte Veçhio, Bisteçhia Santa Croce, Trattoria de Pitti, Osteria Lungarno dhe Orcagna u përkasin kompanive të menaxhuara nga Eluert Kamami ose Bigi.
Kamami dhe Bigi nuk lëshonte faturat përkatëse në restorantet që administronin.
Drejtuesit e organizatës kriminale Kamami dhe Bigi sipas hetuesve blenë edhe tre Ferrari, bizhuteri, shufra ari dhe diamante.
Ish-portieri duhet të përgjigjet para gjykatës edhe për fatura rreth 80 mijë euro të lëshuara nga klubi i futbollit Ischia për një klub të Napolit.