Goditet grupi kriminal, arrestohen tre të rinj në Fier për llogari të Italisë

Tre persona, Kledis Shermadhi, Ardit Mehdiu dhe Emiseldo Fasko, janë arrestuar në Fier pasi ishin shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Ata akuzohen nga Gjykata e Riminit për përfshirje në një organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike gjatë periudhës qershor–dhjetor 2024.

Operacionet e ndalimit u kryen në bashkëpunim me Interpolin, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre drejt Italisë.

Dënimi maksimal për veprat që iu ngarkohen është deri në 10 vite burg.