Goditet baza e call center në Tiranë/ Arrestohet administratori,13 punonjës të shoqëruar

Një operacion kundër “Call Centerave” është zhvilluar në Tiranë. Mediat raportojnë se nga ky operacion, është zbuluar një pikë që përdorej për mashtrime përmes bursave fiktive.

Në prangat e policisë ka rënë administratori i këtij Call Center-i ndërsa janë shoqëruar 13 persona të tjerë. Grupi hetimor po kryen të gjitha verfikimet për zbardhjen e veprimtarisë së tyre.