Policia spanjolle ka zhvilluar një operacion të madh kundër trafikut të kanabisit me qëllim shkatërrimin e një organizate kriminale me origjinë shqiptare, e cila merrej me trafikun e drogës.
Kërkimet e operacionit janë shtrirë në disa magazina, banesa dhe depo në disa rajone.
Media ElCaso.com shkruan se veprimet janë kryer në Artés (Bages), Pallejà (Baix Llobregat), L’Arboç (Baix Penedès), Pinedes d’Armengol (Anoia), Sitges (Garraf) dhe Barcelonë, ku jeton një nga drejtuesit e kësaj organizate të dyshuar kriminale.
Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit. Deri më tani është konfirmuar arrestimi i disa personave, të gjithë me kombësi shqiptare si dhe është sekuestruar një sasi droge.
Policia e Katalonjës pritet të dalë me njoftim zyrtar mbi rezultatin e këtij operacioni.