Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: Vjosa Osmani është kërcënuar për 2 vjet rresht

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala në Prishtinë, ndërsa gjatë fjalës së tij u ndal edhe te gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kreu i qeverisë shqiptare zbuloi se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcenuar për dy vjet rresht.

Rama tha se Osmani është kërcënuar pasi nuk ka lejuar që prokurorët e Hagës të dhunonin zyrën e presidentit me argumentin se do të kërkonin provat e krimeve kundër njerëzimit.

Mund të jetë sekret shtetëror në Kosovës, por nuk është sekret shtetëror për mua që edhe Osmani është kërcënuar dhe këtë gjë nuk e dini, se nuk është thënë asnjëherë, sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunon zyrën e institucionit të presidentit, se medemek do kërkonin provat e krimeve kundër njerëzimit. Gjë që do ta vendonte Kosovën në sytë e botës, si një shtet ku deri në zyrën epërsi gjenden prova deri në zyrën e presidenti, por për nderin e saj dhe të Kosovës ajo e ka ndaluar këtë gjë”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Ai nuk la pa sulmuar edhe Prokurorinë Speciale, që sipas tij është një prokurori idiotësh, që janë kthyer në instrumente politikë edhe më shumë se prokuroritë e Serbisë.

“Është prokurori idiote. Ata nuk janë vetëm idiotë, por instrumente edhe më politike se gjykatat në Serbi, në raport me Kosovën. Me ligjet e kohës, nëse i referohemi, kur ka ndodhur lufta, nëse UÇK nuk do ta fitonte luftën dhe populli nuk do të çlirohej, në gjykatat e asaj Serbie nuk do të gjykojë kush. 45 vite, varrosje për së gjalli e njerëzve. Drejtësia ndërkombëtare, e financuar nga shtetet demokratike që për turpin e tyre vazhdojnë ta ndjekin këtë katastrofë për Europën dhe botën demokratike, për 4 njerëz krejtësisht të pafajshëm. Kjo bën fatkeqësisht që ne sot të ngremë një pikëpyetje për veten tonë se çfarë mund dhe duhet të bëjmë! Nuk e kam përgjigjen për këtë”, tha ai.