Gjykata kushtetuese ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e çështjes që lidhet me pagat e gjyqtarëve.
Trupa gjykuese ende nuk ka marrë një vendim, dhe diskutimet janë shtyrë për në mbledhjen e radhës, teksa në vijim pritet të përcaktohet edhe data se kur do të zhvillohet kjo mbledhje.
Në lidhje me këtë çështje ka patur një debat të fortë mes kryeministrit Rama dhe gjyqtarëve. Kreu i qeverisë ka hedhur akuza të forta duke i linçuar publikisht gjyqtarët, pasi ka thënë se ata kërkojnë rritje rroge prej 3000 eurosh.
Sulmi i Ramës ndaj drejtësisë ka filluar të shtohet edhe më shumë pasi SPAK kërkoi arrestimin e ish-zv.ministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur si e përfshirë në disa tendera korruptivë me vlerë mbi 1 miliardë euro.
Madje Rama ka paralajmëruar edhe ndryshime në legjislacion, vetëm për të mos lënë drejtësinë të veprojë mbi Belinda Ballukun.