Gjykata Kushtetuese detyron Kuvendin t’i dërgojë për shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Gjykata Kushtetuese vendosi të detyrojë Kuvendin që t’i dërgojë për shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës, pasi disa muaj më parë mazhoranca nëpërmjet një votimi në seancë plenare vendosi të mbrojë ish-ministren.

Kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj, në një konferencë për mediat u shpreh se Kuvendi nuk ka zbatuar kërkesat e gjykatës në lidhje me këtë çështje.

“Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi saj nuk është ekzekutuar nga Kuvendi. Përmes vendimit Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata theksoi se vendimet e saj kanë efektet dhe forcën e ligjit dhe asnjë organ s’ka të drejtë ti vërë në diskutim. Organet shtetërore duhet t’i zbatojnë.

Gjykata theksoi se vendimi i saj që ka vendosur detyrimin e Kuvendit për të dërguar në gjykatë mocionin e mandatit është i detyrueshëm për zbatim.

Kuvendi duhet të votojë në përputhje me urdhërimin e gjykatës pasi nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare. Është në kuadër të ekzekutimit të urdhrit të gjykatës. Gjykata ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës zgjidhjen e konfliktit me Kuvendi. Shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosdëgjimin e mocionin në gjykatën Kushtetuese.

Detyrimin e Kuvendit për dërgimin për mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi”, u shpreh kryetarja e gjykatës Kushtetuese.