Gjykata e Tiranës liron nga qelia kritikun e Putin, refuzohet ekstradimi drejt Moskës

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu Alexandër Bobonvikov, neurokirurgun rus të arrestuar 15 ditë më parë në Rinas, duke refuzuar edhe ekstradimin e tij drejt Moskës.

Ministria e Drejtësisë pas verifikimeve përkatëse, iu përgjigj kërkesës së gjykatës se refuzonte ekstradimin e 56 vjeçarit.

Më herët mjeku 57 vjeçar, i cili ka shtetësi izraelite, është ndaluar në Firence por gjykata italiane e ka liruar dhe ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij pasi Bobovnikov është shprehur kundër luftës në Ukrainë nga Rusia dhe kundër pushtetit të Kremlinit.

Në vitin 2022, Gjykata e Moskës lëshoi ​​një urdhër arresti për qëllime ekstradimi për Bobovnikov, i akuzuar për mashtrim, krim për të cilin rrezikon një dënim deri në 10 vjet burg.

Sipas asaj që është përcjellë nga Rusia, Bobovnikov ka marrë mbi 18 milionë rubla ruse, afërsisht 200 mijë euro, nga një burrë tjetër, me premtimin se do ta ndihmonte të kërkonte punë në agjencitë qeveritare.