Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi që kërkonte heqjen e sekuestros së vilës në pronësi të saj në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë. Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e GJKKO dhe Apelit të Posaçëm për sekuestrimin e vilës.
Ndërkohë pak javë më parë kjo gjykatë rrëzoi sërish Kryemadhin, për rekursin e bërë për masën “detyrim paraqitje” që GJKKO caktoi ndaj saj.
Monika Kryemadhi akuzohet nga SPAK për tre vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie dhe aktualisht është në masën “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK më datë 21 tetor 2024 për të njëjtat akuza.