Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli, të cilin gjykata e Fierit e dënoi me një vit burg.
Luiz Ejlli, u dënua në tetor të 2024-ës për falsifikim dokumentesh duke përdorur vulën e noterit, edhe pasi kishte humbur licencën, për të shpëtuar nga sekuestrimi, një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali.
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar ankimin e mbrojtjes së Ejllit, duke e shpallur atë të pafajshëm.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Brikena Lubonja, Dritan Hasani dhe Genti Shala.