Gjykata e Apelit ka ulur me 5 vite dënimin për biznesmenin italian Francesco Becchetti, i akuzuar për 4 vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Apeli i Përgjithshëm ka vendosur sot që Becchetti të dënohet me 12 vite burg, nga 17 që ishte caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë.
I akuzuari tjetër në këtë proces, Mouro de Renzis u dënua me 12 vite burg, nga 16 vjet burg që e dënoi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Ndërsa në fuqi u la dënimi për Eriona Troplinin dhe Liliana Condimitti, të dënuara me nga 8 vite burg secila.
Treshja e Apelit që mori vendimin ishte e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani.
Kujtojmë se bzinesmeni italian ndodhet në arrati prej kohësh dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.