GJKKO vendos në 5 Mars për dosjen “Meta”, Cakrani: Për ligjin e minierave të pyetet edhe Rama

Më datë 5 Mars, gjyqtarja Irena Gjoka do të vendos kalimin ose jo të dosjes “Meta”, ku i pandehur është ish-presidenti, Ilir Meta, ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e ëma e kësaj të fundit, Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Piro Xhixho.

Në seancën paraprake të mbajtur sot në GJKKO, Kryemadhi kërkoi rihetim ose pushim të çështjes.

Ndëkrohë avokati i Metës, në një deklaratë për mediat, jashtë dyerve të gjykatës, se për çështjen CEZ/DIA ka kërkuar pushimin e çështjes, ndërsa për lobimin në SHBA mnuk është pyetur, sipas tij një nga personat kryesor si Ardian Shatku.

Sakaq, sa i përket çështjes së ligjit të minierave ku akuzohet Meta dhe Kryemadhi duhet të pyeten gjithë deputetët që e kanë votuar si dhe kryeministri Rama që tha se tani me këtë ligj do pushojnë problemet e minatorëve.

“Për CEZ kemi kërkuar pushimi ne çështjes. Nuk ekziston fakti që e ka bërë zoti Meta. Për lobimin nuk janë pyetur persona që janë kryesor, Ardian Shatku përmendet 130 herë dhe nuk është thirrur qoftë në Prokurori qoftë në SHBA.

Kemi kërkuar për çështjen e ligjit të minierave ku akuzohen Meta dhe Kryemadhi, kemi kërkuar që çështja të kthehet, dhe të pyeten deputetët dhe zoti Rama që tha me ligjin e minierave nuk do ketë më probleme minatorët. Provat dhe aktet që akuzohet Meta duhet të vazhdojë hetimi. Në datën 5 orën 10 do jetë seanca e radhës. Brenda datës 20 do ketë një vendimmarrje”- u shpreh Cakrani.