GJKKO liron nga “arresti shtëpiak” ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t

Gjykata e Posaçme ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Hava Delibashin, ish-zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

GJKKO ka caktuar masën “detyrim paraqitje” dhe si dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Delibashin, e cila më herët ishte në “arrest shtëpie”.

Vendimi erdhi pasi Hava Delibashi rezulton të jetë shtatzënë.

Ish-zëvendësdrejtoresha e AKSHI-t, akuzohet Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike“, “Grup i strukturuar kriminal“, “Kryerje veprash nga organizata kriminale”. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Kujtojmë që për dosjen e AKSHI-t janë shpallur në kërkim biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Këta të fundit akuzohen se përmes pengmarrjes e shantazheve kanë detyruar Gerond Meçen të tërhiqej nga tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).