Gjykata e Posaçme ka lënë në burg shefin e Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metajn, i cili u kap në flagrancë ditën e djeshme gjatë operacionit “Flakë në det”.
Ai ka pranuar bashkëpunimin me Gëzim Çelajn, i njohur si “baroni i drogës”, teksa ptokurorët i kanë vendosur përpara pamjet filmike dhe fotot të takimeve të tij me të shumëkërkuarin. Metaj është shprehur se Çelajn e ka njohje të vjetër dhe nuk mund ta shmangte dot.
Gjatë operacionit “Flakë në det” u arrestua Metaj dhe u shpallën në kërkim Gëzim Çelaj, Arben Dalipaj dhe Roland Guza, teksa u sekuestruan 23 kg cannabis, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një shumë e madhe parash, në valuta të ndryshme, 25 celularë dhe sende të tjera.