Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shkuar sot në Kryeministri, vetëm pak orë pas publikimit të lajmit se GJKKO vendosi pezullimin e saj nga detyra dhe njëkohësisht ndalimin për të dalë jashtë vendit.
Balluku është nën akuzë dy herë për shkelje të barazisë në tendera, për tunelin e Llogarsë si edhe lotin 4 të Unazes së Madhe në Tiranë.
Përveç Ballukut, GJKKO ka caktuar masa sigurie edhe për dy vartësit e saj, Gentjan Gjyli i ARRSH-së dhe drejtorit të KESH, Erlad Elezi.
Mësohet se vendimi është një marrë një ditë më parë nga gjyqtari Erion Çela me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi dhe sot u është dërguar institucioneve për zbatim.
Ndërkohë pritet që Gjykata e Posaçme të dalë me një njoftim zyrtar për masat e caktuara nga Balluku dhe vartësit e saj, ndërsa paraprakisht ka ndarë një komunikim të shkurtër për mediat
“Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun. Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”.