GJKKO dënon me 4 vite burg Alqi Bllakon për inceneratorin e Tiranës

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, për aferën e imceneratorit të Tiranës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar Bllako do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg, teksa i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Në 11 mars 2025, Bllako u shpall fajtor për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, duke u dënuar me 4 vite burg, të cilat iu reduktuan në 2 vite e 8 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Por në korrik të këtij viti, Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi prishjen e vendimit të Shkallës së Parë për Bllakon dhe urdhëroi rigjykimin e çështjes me një trupë tjetër gjykuese.

Alqi Bllako është dënuar më herët me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa për inceneratorin e Fierit çështja është rikthyer për rigjykim nga Apeli në Shkallë të Parë.