GJKKO dënon me 25 vite burg Gjergj Cukalin, i vendosi eksploziv biznesmenit në Kamëz

Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të mërkurë Gjergj Cukalin me 25 vite burg lidhur me ngjarjen e shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz.

Ai akuzohet për veprat penale: Vrasje në tentativë e Gjon Menës, shkatërrim prone me eksploziv, mbajtje arme e Grup i Strukturuar, vrasje në tentative të Artjan Bylykut.

Ndëkrohë, i penduari i drejtësisë Enver Jamaku dënohet me 8 vite burg për futje sendesh në banesën e Edmond Saracit, kanosjes së avokatit Paulin Paplekaj dhe gjetjen të magazinuara të armëve luftarake në ambientet e Sokol Xhurës.-

Enver dhe Edmond Jamaku u dënuan me nga 8 vjet burg, Flor Abazi u dënua me 22 vjet, Blendi Deda 22 vjet, dhe Paris Prenga 21 vjet.

Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën për dosjen ndërsa çështja i kaloi për hetime, SPAK. Vëllezërit Jamaku, me statusin e dëshmitarit të drejtësisë kanë thënë se Cukali u ka premtuar dhënien e 30 mijë eurove, në këmbim që ai të vendoste tritolin në mjetin e biznesmenit Mena.