Një granatë ofensive është gjetur ditën e sotme në Kukës, në zonën e njohur si Rruga e Turizmit.
Qytetarët e alarmuar kanë njoftuar Policinë, me këta të fundit që kanë marrë masat për sigurimin e perimetrit duke larguar kalimtarët dhe banorët.
Forcat xheniere janë nisur nga Tirana për të bërë të mundur çaktivizimin ose shpërthimin e kontrolluar, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive. Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.