Polumbarët kanë gjetur në rezervuarin e Kamenicës trupin e 54 vjeçarit V.L, i shpallur i humbur prej disa ditësh nga familjarët.
Policia dhe polumbarët nisën kërkimet pas dyshimeve se 54 vjeçari mund të kishte humbur jetën aty.
Kushëriri i tij u paraqit në Komisariatin e Policisë Korçë, dhe deklaroi 54 vjeçari ishte larguar nga banesa prej datës 26.01.2025.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me njoftimin e dhënë më datën 28.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit V. L., 54 vjeç, banues në Kamenicë, i cili edhe pas kërkimeve nga familjarët dhe Policia nuk u gjet ju informojmë se:
Ditën e sotme Polumbarët e Reneas, kanë kryer kërkime në rezervuarin e fshatit Kamenicë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit V.L, nga rezervuari i fshatit Kamenicë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në rezervuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.