Gjendet i vdekur një qytetar në Mirditë, Policia rrethon zonën

Një trup i pajetë është gjetur mbremjen e kësaj të enjteje në ujërat e lumit Fan në Mirditë.

Mediat shkruajnë se trupi i pajetë është gjetur poshtë një ure, në dalje të Fushë Arëzit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Aktualisht autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe nxjerrjen e shkaqeve.