Një 38-vjeçare është gjetur pa shenja jeta brenda një makine në Tiranë.
Policia thekon se viktima është një 38-vjeçare, e cila dyshohet të ketë kryer vetëvrasje me armë zjarri.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 04:15 në rrugën “Peti”, shtetasja E. Xh., rreth 38 vjeçe, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, brenda në automjet. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.