Policia ka zbuluar mbrëmjen e djeshme mbetjet kockore të groposura në fshatin Xarrë, në bashkinë Konispol.
Pjesa e trupit është derguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizes mjeko-ligjore nga specialistë qe do të shkojnë sot nga Tirana në drejtim të Sarandës.
Mbetjet kockore dyshohet se i përkasin Leonard Thodhorit ose Fatmir Sulovarit, të cilët rezultojnë të zhdukur prej muajit prill të këtij vit.
Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori prej datës 6 prill janë zhdukur pa lënë gjurmë.
Megjithë këmbënguljen e familjarëve dhe protestat e tyre para prokurorisë dhe me gjithë këkrimet që kjo e fundit bëri, dy të zhdukurit nuk u gjetën. Nëse zbulohet se këto mbetje u përkasin atyre, kjo do të ishte një pistë për të zbardhur fatin e dy 46 vjeçarëve.