Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi njoftoi se do mbledhë të hënën në orën 13.00 deputetët mbi qendrimin politik ndaj zgjedhjeve në PD-në zyrtare.
Mësohet se Bardhi do kërkojë mbështetjen e grupit për të mbledhur Këshillin Kombëtar të PD me synimin e ndalimit të zgjedhjeve për kryetar të PD më 29 korrik.
Përmes statutit, Bardhi do synojë të mbledhë mbi 300 anëtarë të Këshillit për të ndalur rikthimin e Bashës në krye të PD.