Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zyrtare Gazment Bardhi po lëviz gurët për të ndalur rikthimin në krye të Lulzim Bashës.
Burime të “Media Ditarit” thanë se Bardhi do thërrasë Këshillin Kombëtar të PD-së, i përbërë nga rreth 600 anëtarë të zgjedhur në korrik 2021, për të ndalur vendimin e Kryesisë për të zhvilluar zgjedhje për kryetarin më 29 Korrik.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar mund të kërkojë kuorumin e rreth 300 anëtarëve që me shumë gjasa mund të realizohet. Shumë prej këtyre anëtarëve janë sot në krah të grupimit të Berishës por kjo s’mund ti ndalonte ata të mbidhen në favor të Gazment Bardhit. Me vendim të tyre mund të ndryshojë rrjedhja në PD-në zyrtare.
Kjo lëvizje do pamundësonte Lulzim Bashën të rikthehet dhe madje përmes Këshillit Kombëtar mund të kontrollohet edhe vula e Partisë.
Kjo lëvizje e fortë e Bardhit mund të ndryshojë edhe një rrjedhë tjetër në PD-në zyrtare. Fakti që Bardhi po kryhen këtë lëvizje tregon se ai po synon kreun e PD-së zyrtare. Aktualisht ai është kreu i Grupit Parlamentar ku formalisht janë të paktën 35 deputetë, nga të cilët shumica pro qendrimeve të Bardhit.