Gara për drejtorin e ri të Policisë, Rama takim me Lamallarin dhe Gogun në Vilën 30

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm në rezidencën qeveritare “Vila 30” me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, i shoqëruar nga zv/ministrat dhe kabineti i tij. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe drejtori aktual i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga.

Takimi nisi në orën 09:00 dhe përfundoi rreth orës 10:30, duke u fokusuar në çështje që lidhen me sigurinë dhe funksionimin e institucioneve të rendit në vend. Pas këtij takimi, Rama pritet të zhvillojë një tjetër takim edhe me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.

Ky zhvillim vjen në një moment të rëndësishëm për Policinë e Shtetit, pasi ka nisur faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.

Procesi i intervistimit po zhvillohet sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që është paraqitur ka qenë Afrim Tafa, aktualisht në krye të Policisë së Durrësit.