Policia e Shtetit ka kryer një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në të gjitha ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit, ku jetojnë rreth 3000 anëtarë.
Kontrolli bëhet në kuadër të luftës me urdhër të SPAK kundër terrorizmit dhe parandalinin e sulmeve kibernetike.
Policia thotë se në këto momente janë duke ushtruar kontroll brenda banesave dhe zyrave të kampit dhe se do detajet do të jepen në fund të operacionit. Në njoftim thuhet se policia po zbaton me rigorozitet etikën dhe komunikimin, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.
Kujtojmë se pak ditë më parë presidenti Bajram Begaj tha se sulmet që po vijnë nga Irani janë shtuar dhe sofistikuar.