Fredi Beleri flet nga burgu për median greke: Duan që pronat e minoritetit grek t’ia japin investitorëve

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri ka folur për median greke E-kathimerini.

 Beleri  përshkruan kushtet e paraburgimit të tij, pesëdhjetë ditë pas arrestimit dhe shpjegon se si u krijua komploti kundër tij.

Ai është shprehur se arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve në mënyrë kinematografike e si të ishte terrorist, ndërsa ka shtuar se deri më tani nuk e kanë thirrur në asnjë seancë hetimore, ndërsa akuzat ndaj tij, janë të mbushura me falsifikime.

Beleri ka falënderuar edhe kryeministrin Grek duke thënë se pret nga bashkësia ndërkombëtare të shohë seriozisht paraburgimin dhe akuzën ndaj Kryebashkiakut të Zgjedhur të Himarës që i takon një minoriteti.

Mik, jam 50 vjeç. Jo vetëm bashkëmoshatarët e mi por edhe ata më të mëdhenj, pjesëtarë të minoritetit etnik grek të Shqipërisë, u lindem dhe u rritem në sistemin diktatorial Hoxha. Për ne liria dhe të drejtat e njeriut nuk janë të vetëkuptueshme, siç ndodh me ju. Janë një betejë e pandërprerë për ti arritur. Dhe kur i kemi, jetojmë me agoninë qe të mos i humbasim.

Për mua, pas zgjedhjes time, nuk ka më asnjë rendësi ku jam, por ku nuk jam. Duhet të isha në pozicionin tim si Kryetar i bashkisë së Himarës, duke mbrojtur të drejtën e bashkëqytetarëve të mi, shqiptarë apo grekë” është shprehur Beleri.

Sipas Belerit atë e  goditën kur mësuan se sa Himariotë po përgatiteshin për të ardhur nga Athina për të votuar dhe e kuptuan që po humbnin në Himarë.

“Të enjten në darkë, dy ditë para zgjedhjeve, pas një ditë rraskapitëse, po qëndroja në një kafe bashkë me avokatin tim dhe me një kushëri timin, duke diskutuar dhe duke u relaksuar.Aty me arrestuan me një mënyrë kinematografike të ngjashme me arrestimin e terroristëve ndërkombëtarë. Qe atëherë më mbajnë të paraburgosur dhe pengojnë marrjen e detyrave të mia. Qëllimi i tyre është qe, pas plotësimit të mungesës time 3-mujore nga konstituimi i Këshillit Bashkiak qe u realizua me 27 qershor, të humbash postin dhe të rishpallen zgjedhjet, si e parashikon ligji elektoral shqiptar” ,ka shtuar ai.

Lidhur me akuzën që i bëhet se ka blerë vota, Beleri i ka mohuar të gjitha ato që janë thënë duke theksuar se në 7 ditët e fundit Rama kishte filluar ta sulmonte vetë duke e sharë me fjalë “të padëgjuara për ligjërimin publik”. Ai thotë se regjimi i Ranmës do që Himara të mbetet më duart e tij në mënyrë që pronat e pjesëtarëve të minoritetit grek të kalojnë në duart e investitorëve.

​Nuk më kanë thirrur deri më tani për ndonjë seancë hetimore. Më mbajnë kaq kohë dhe nuk më kanë pyetur as për emrin tim!Dosja gjyqësore qe na u dha ishte praktikisht boshe,  pa asnjë dëshmi elementare. Akuza është e mbushur me paligjshmëri dhe me falsifikime.

“Është karakteristike se dëshmia ime e penalitetit, që përfshihet në dosje, është e falsifikuar. Është e ndryshme nga ajo që u lëshua 2 muaj para zgjedhjeve dhe që paraqitëm në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo e fundit ishte e pastër, pasi më mundësoi në regjistrimin dhe në shpalljen time si kandidat.

Përpos kësaj, me përndjekjen dhe me paraburgimin tim, regjimi dërgon një mesazh për të sotmen dhe për të ardhmen, një mesazh për vendosmërinë e tij. Burgu dhe mohimi de fakto i së drejtës për tu zgjedhur, është një mesazh i qartë demonstrimi force dhe terrorizimi. Do të mbretërojë frika se kush reagon ndaj regjimit do të këtë të njëjtin fund”, ka theksuar Beleri.