Mijëra qytetarë po protestojnë para Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama.
Ndërkohë qytetarët mbajnë në duar pankarta, me mesazhe sa ironike dhe humoristike, per dy prej figurave kryesore që kanë dominuar politikën shqiptare për dekada.
Tirana proteston për të 11-ën ditë kundër ndërtimit në Zvërnec, por edhe problematikave që shqetësojnë qytetarët.
Protesta janë zhvilluar edhe në qytetet e tjera të vendit, si Durrës, Korcë, Vlorë e Fier, ndërkohë që edhe shqiptarët në Diasporë kanë protestuar në shumë qytete europiane.




