Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka miratuar përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të 11 majit 2025.
Miratimi i përmbajtjes së fletës së votimit për 12 qarqet e vendit, u bë pas përfundimit të procesit të regjistrimit të listave shumemërore dhe përcaktimit të renditjes së subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve në fletët e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se ka miratuar përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvend në transparencë të plotë dhe në konsultim të ngushtë me përfaqësuesit e partive politike në KQZ.
Një tjetër risi vihet re tek qendrat e votimit në 11 maj. Në katër qarqe, përkatësisht në Shkodër, Dibër, Berat dhe Fier janë caktuar 100 qendra votimi, të cilat do vendosen në në ndërtesa private.
Sipas KQZ-së, ambientet e propozuara nga kryetarët e njësive të vetëqeverisjes vendore plotësojnë kriteret e përcaktuara në dispozitat ligjore dhe aktet e KQZ-së në fuqi.
Në fletën e votimit, do të jenë të renditura 11 subjekte elektorale dhe secili prej tyre do të ketë listën e kandidatëve për secilin qark.
Për rrjedhojë kjo do të sjellë një fletë votimi gjigande, sidomos në Qarkun e Tiranës. Sakaq, fleta e votimit në qarkun e Tiranës d ketë 539 emra, për 11 subjektet zgjedhore. Përmasat e fletës së votimit do të jenë 58,3 cm me 29,7 cm.
Ditar.al sjell më poshtë fletën e votimit, në 12 qarqe:
Tiranë

Vlorë

Shkodër

Lezhë

Kukës

Korçë

Gjirokastër

Fier

Elbasan

Durrës

DIBËR

Berat
