Është publikuar foto e Valter Lleshit, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç.
45 vjeçari ndodhej në mjetin e punës të kompanisë ku ishte punësuar, kur u qëllua me breshëri plumbash, duke i shkaktuar vdekjen.
Sipas burimeve nga hetimet, një nga pistat kryesore që po shqyrtohet është ajo e hakmarrjes.
Dyshohet se viktima mund të ketë pasur lidhje të mëhershme me ngjarje kriminale në zonë, përfshirë një dyshim për përfshirje në vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen, i cili rezulton të ketë qenë i afërm i Armando Gjinit.
Megjithatë, burime nga policia sqarojnë se deri më tani Valter Lleshi nuk ka qenë i hetuar dhe as i skeduar si i dyshuar për vrasjen e Anton Kelit.