Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi ka qëndruar rreth 3 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Pasi doli nga SPAK, Golemi u pyet nga gazetarët në lidhje me arsyen se përse ishte thirrur në Prokurorinë e Posaçme.
Kryebashkiaku socialist u tregua u rezervuar me gazetarët, duke mos dhënë shumë detaje.
Ai tha shkurtimisht se ishte thirrur në SPAK si një person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me një institucion që është në varësi të Bashkisë së Gjirokastrës.
“Dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me institucionin e bashkisë së Gjirokastrës”, tha ai për gazetarët pa zbuluar më shumë detaje.