Fitore e mundshme e Presidentit Trump, a është lajm i mirë për Shqipërinë?

Ruel Domi

Në një kohë kur media shqiptare shpëlan trutë e njerëzve me dogmat anti-Trump, është koha për të thënë disa të vërteta në lidhje me rikthimin e mundshëm të ish-Presidentit në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe cfarë do të thotë kjo për Shqipërinë.

Me datë 5 nëntor të këtij viti, 244 milionë Amerikanë me të drejtë votë do t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme. Sic cdo 4 vite, këto zgjedhje do të përcaktojnë Presidentin, Zëvëndëspresidentin si dhe kontrollin e Kongresit Amerikan të përbërë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati. Presidenti Trump, që deri para tërheqjes nga gara të rivalit të tij Biden, ishte përpara në sondazhe, po has vështirësi në sondazhet e fundit që tanimë e nxjerrin mbrapa kandidates së emëruar demokrate, Zv-Presidentes Kamala Harris.

Që kur Trump shpalli kandidaturën për President në 2015 me sloganin e famshëm: “Make America Great Again, mediat trushpëlara në Shqipëri filluan portretizimin e Trump si pro-serb, pro-rus apo dhe anti-shqiptar. Kjo pjesë e një propagande më të madhe të mediave të së majtës ndërkombëtare qe dhe sot e kësaj dite e konsideron Presidentin Trump të keqen e Amerikës dhe botës. Në fakt, Presidenti Trump ka qenë forcë paqeje dhe prosperiteti në Amerikë dhe në botë. Ky fakt, e bën një presidencë të dytë Trump një aset për sigurinë e Shqipërisë.

Për të gjithë zërat që kanë vite që qarkullojnë idenë që Presidenti Trump është pro-serb dhe anti-shqiptar, disa fakte duhen thënë. Shqipëria dhe Serbia janë vënde periferike që paraqesin pak ose aspak interes për administratën Amerikane. Politika e jashtme amerikane vijon me traditën e vendosur tanimë të delegimit të problemeve të Ballkanit tek Bashkimi Europian. Sidoqoftë, në vitin 2020 Presidenti Trump ftoi të dy udhëheqësit e Kosovës dhë Serbisë për firmosjen e një marrëveshje normalizimi.

Pjesë e kësaj marrëveshje normalizimi ishte dhe njohja e ndërmjetme midis Izraelit dhe Kosovës. Sipas marrëveshjes, Kosova u bë vëndi i parë me shumicë muslimane që njohu Izraelin, ndërsa shteti i vogël hebre edhe psë i njohur për miqësinë dhe afrimitetin më Beogradin zyrtar, njohu Kosovën. Izraeli është një fuqi në Lindjen e Mesme dhe njohja e Kosovës nga Izraeli është një arritje e madhe për shtetin e dytë shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Në 4 vitet e administratës Trump, SHBA riafirmoi rolin e saj si policja e rendit botëror me arritje të rëndësishme në spektrin gjeopolitik: tarifat tregtare ndaj Kinës që dobësuan rolin malinj të Partisë Komuniste Kineze në arenën ndërkombëtare, shkatërrimin e kalifatit terrorist të ISIS që kulminoi me vrasjen e terroristit Abu Bakr Al Baghdadi, tredhja politike e Iranit zyrtar që kulminoi me vrasjen e terroristit Qasem Solemaini, progresi për denuklearizimin e  Koresë së Veriut, si dhe ‘kokë-ulja’ e Putin në arenën ndërkombëtare. Të gjithë këto arritje i shkojnë për shtat sigurisë së NATO dhe Shqipërisë si pjesë e NATOs. Të mos harrojmë që Irani zyrtar ka kryer sulme të njëpasnjëshme kibernetike ndaj Republikës së Shqipërisë, të gjitha të ndodhura mbas largimit të Trump nga zyra. Të mos harrojmë se faktorizimi gjeopolitik dhe ekonomik i Serbisë, që kulminoi me sanksionimin e Kosovës dhe sulmin terrorist të Banjskës, ka ndodhur mbas largimit të Trump nga Shtëpia e Bardhë. Në aspektin e sigurisë, një administratë Trump do të thotë fuqizim ushtarak i cdo vendi të NATOs, që në përputhje me rregullat e aleancës do detyrohet të paguajë 2% të PBB-së për mbrojtjen sic dhe Presidenti ka premtuar vazhdimisht në fushatat e tij Presidenciale. Nëse Shqipëria si anëtare me të drejta të plota e NATOs detyrohet të paguajë 2% të PPB-së saj për mbrojtjen, kjo do të përkthehej në siguri të shtuar për Shqipërinë, dhe kjo si pasojë e kërkesës së Presidentit Trump.

Fitorja e Trump dhe rivendosja e një rendi të ri global do të thotë ndryshim politik dhe ideologjik dhe në Shqipëri. Për vite, qeveria Rama njeh mbështetje dhe mbrojte absolute nga liberalët në Perëndim të cilët e kanë ‘halë në sy’ Presidentin Trump dhe vlerat e tij. Kjo është arsyea pse në 2016, Rama u shpreh publikisht dhe në mënyrë të paprecedentë pro-kandidates demokrate të kohës Hillari Klinton dhe kundër Presidentit Trump duke e quajtur atëherë kandidatin Trump një rrezik për Amerikën.

Pamvarësisht pendesës që nga atëherë, dhe lëpirjes okulte ndaj familjes Trump si me fjalime mbeshtetëse apo më projekte në Sazan, rregjimi autokratik i Edi Ramës vazhdon të gëzojë mbështetje nga elitat e majta Perëndimore dhe nga funksionarët që ato elita kontrollojnë. Fitorja e Trump do paraqeste një goditje të lëvizjes “woke” të promovuar nga ato elita, që rrjedhimisht do përkthehej në mbështetje më të fortë për faktorin e ri opozitar në Shqipëri e vecanërisht për të djathtën e re ideologjike që po krijohet e formëzohet. Arsyea pse Edi Rama po i jep dhëndrit të Trump lejen për të ndërtuar në Sazan, pamvarësisht vlerës së padiskutueshme të shtuar që ai projekt ka për atë zonë, nuk ka të bëjë fare me mirëqënien e zonës por me një llogaritje të thjeshtë politike: politika “Amërica First” e Presidentit Trump do të ekspozojë autokracinë majtiste të Ramës që për shumë kohë është injoruar nga Partia Demokrate Amerikane dhe politika e saj e jashtme e dështuar.

Kjo është arsyea pse Rama është përpjekur të krijojë relata jo vetëm me Jared dhe Ivanka Trump por dhe me të dërguarin e Trump për cështjet Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Rama i trembet ardhjes së Trump dhe ndryshimit të erërave ideologjike dhe prandaj po kërkon të krijojë lidhje me funksionarë të mundshëm të një administrate të dytë Trump. Liberalizmi dhe ‘leftizmi’ janë një binom që ka kapur botën Perëndimore por që kanë pak ose aspak mbështetje tek popullata e thjështë që është e lodhur nga goditja e lirisë ekonomike në emër të klimës, shtypja e lirisë së shprehisë në emër të komfortimit të grupeve identitare gjinore dhe si dhe nga goditja e kulturës Europiane në emër të luftës ndaj gjoja-të këqijave të qytetërimit Perëndimor.

Po cfarë ndryshimesh ideologjike të rendit global mund të sjellë një adminstratë Trump 2? Aktualisht e majta në Europë dhe SHBA është e kapur totalisht nga segment radikal “woke”. Ky segment, që nga shumë studiues të politikës është konsideruar një formë e marksizmit kultural, konsideron njeriun e bardhë dhe qytetërimin perëndimor si armiq të bëtuar. Bazuar në këtë premisë, “ngritja lart” e grupeve gjoja të margjinalizuara duhet bërë në kurriz të meritës, garës së barabartë dhe të vertetës objektive. Kjo është arsyea pse kompanitë e mëdha në Amerikë dhe Europë, nën presionin e faksionit të së majtës ekstreme kanë hapur departamente të të ashtëquajturës “Diversity, Equity & Inclusion” nëpërmjet së cilave korporatat punësojnë eksluzivisht gra, njerëz me ngjyrë dhe individë të komunitetit LGBTQ+ bazuar vetëm tek identiteti i tyre.

Kjo është gjithashtu arsyea pse e majta në Amerikë dhe Europë mbështet në mënyrë pasionante politikën identitare dhe trajtimin preferencial të njerëzve në bazë të racës, gjinisë dhe seksualitetit. Në emër të këtij qëllimi toksik, majtistët në kampuset e kolegjeve filluan ‘pogromet’ kulturale ndaj njerëzve me “common-sense” që refuzojnë mbylljen e gojës së tyre ndaj fakteve që me demek lëndojnë grupet e margjinalizuara apo që shkelin rregullat “woke” të korrektesës politike.

Nën hegjemoninë “woke”, po pranohen fenomene amorale dhë në shkelje të plotë të normave kulturale. Në Europën Perëndimore dhe SHBA, partitë liberale të majta janë mbështetëset më të mëdha të “lirisë” së tranzitimit të burrave në gra dhe grave në burra, bazuar tek premisa e cmendur që identifikimi do të thotë vërtetësi. Ky shkatërrim nga brënda i Perëndimit, ka vazhduar me mbështetjen e politikave socialiste në emër të luftës ndaj ngrohjes klimaterike, diskriminimin ndaj burrit të bardhë në emër të vendosjes së barazisë utopike dhe toksike si dhe me politikat e dështuara të pranimit të miliona refugjatëve nga bota Arabe apo Afrika në emër të multikulturalizmit. “Diversiteti është fuqia jonë”, është bërë ethosi i apostujve “woke”.

Në fakt projekti post-modern i nxitjes së diversitetit kudo dhe me cdo formë ka sjellë disa rezultate: diskriminim ndaj aftësisë dhe meritës kur vjen puna tek punësimi si dhe kriminalitet të lartë në vendet Perëndimore si pasojë e dyndjes me refugjatë nga vënde me kultura të tjera nga ajo Perëndimore. Partia Demokrate Amerikane dhe kandidatët e saj mbështesin ekzaktësisht këtë projekt: projektin e luftës ndaj qytetërimit Perëndimor dhe ndaj “kolonizatorit të bardhë” duke nxitur rënien e lindshmërisë nëpërmjet axhendës LGBTQ+, goditjen e realitetit faktik dhe biologjik, shkatërrimin e ekonomisë kapitaliste në emër të politikave jeshile dhe mbrojtjes së ambientit si dhe uljen e popullsisë së bardhë në Europë dhe Amerikën Veriore nëpërmjet nxitjes së emigracionit masiv. Këto politika të së majtës post-moderne kanë filluar aplikimin e tyre në miniaturë dhe në Shqipëri.

Partia e Edi Ramës flet për Shqipërinë 2030, si të ishte një slogan i gjetur nga vizioni mavi i ‘Rilindjes’ për vendin. Në fakt, Axhenda 2030 është një “blueprint” politikash ekonomike dhe sociale të krijuara nga Forumi Ekonomik Botëror, një grup elitist i majtë që cdo vit fton udhëheqës shtetesh dhe korporatash në Davos të Zvicrës. Politikat e Davos janë bibla e majtizmit ndërkombëtar: multikulturalizmi, post-kapitalizmi, feminizmi ekstrem dhe një rend majtist botëror brumosen cdo vit në Davos dhe Edi Rama si i emëruar i Davosit në Shqipëri ka adaptuar një pjesë të madhe të këtyre politikave. Qeveria Rama haptazi diskriminon ndaj burrave në punësim në administratë, dhe në të njëjtën kohë flet për kontrollin e mediave nga shteti në emër të ndaljes së “gjuhës së urrjtjes”.

Qeveria Rama ka nisur zëvëndësimin e popullisë shqiptare duke hapur dyert e Lezhës për refugjatët që Europa nuk i merr dot, e gjithë kjo kur disa muaj më parë u kalua ligji për identitetin gjinor dhe abortin duke u dhënë një dhuratë të vyer ideologëve LGBTQ+ dhe feministëve radikalë të OJQ-vë të Tiranës. Ideologjia “woke” e Ramës është adoptuar jo sepse Rama është majtist ideologjik apo ndonjë luftëtar i drejtësisë sociale, por sepse korrupsioni dhe kalbja e qeverisë së tij mbrohet në sy të elitave të majta vetëm me këtë mënyre.

Lëvizja “woke” dhe shtyllat e saj: marksizmi kultural, ultraliberalizmi, post-modernizmi, socializmi jeshil, feminizmi radikal, multikulturalizmi i pakontrolluar, do goditën nëse Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Nëse kjo ndodh, pushteti aktual humbet perden e puritanizmit ideologjik të ‘Shqipërisë 2030’, si dhe ekspozohet për politikat e dështuara të 13 viteve të fundit. Nga ana tjetër, vlerat Perëndimore fitojnë. Shqipëria del e fituar!