Gjykata e Posaçme e Apelit, hedhur poshtë kërkesën e familjarëve të viktimave të 21 janarit që çështja e tyre të merrej në hetim nga SPAK.
Familjarët kanë kërkuar që Prokuroria e Posaçme të hetonte ngjarjne duke u shprehur se nuk kanë besim tek Prokuroria e Tiranës, por SPAK ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e tyre të depozituar më 16 shkurt, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar se SPAK është në pritje se çfarë do të dalë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, për të marrë ndërmarrë hapa të mëtejshëm.