Ervin Hoxha emërohet drejtor i IKMT, pasi Rama shkarkoi Agim Ismailin

Kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin e drejtorit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailit.

Vendimi i shkarkimit ka ardhur pas disa ankesave të qytetarëve dhe bizneseve ndaj Ismailit.

Në vend të tij, në detyrën e drejtorit, është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më tani ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Provës.