Erion Veliaj bëhet “mollë sherri” brenda PS-së, Bledi Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Toni Gogu

Transferimi i Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit është kthyer në një çështje të nxehtë brenda Partisë Socialiste.

Pas akuzave të kryebashkiakut të Tiranës se është “rrëmbyer” nga policët dhe nuk iu dha urdhri i transferimit, ka plasur edhe debati në mbledhjen e sotme të Partisë Socialiste.

Bledi Çuçi i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, të japë dorëheqjen nëse nuk e ka letrën e transferimit të Veliajt.

Përmes një letre ditën e djeshme, Veliaj tregoi se po mbahej në izolim, pa ujë e pa dritare, dhe në një korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm.

“Futja në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin/izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm”, shkruan Veliaj në letrën e tij.